Ballina Aktuale Shoqata e Gazetarëve “Etika” dënon vrasjen e gazetares të Al Jazeera

Shoqata e Gazetarëve “Etika” dënon vrasjen e gazetares të Al Jazeera

SHPËRNDAJE

Shoqata e Gazetarëve “Etika”, të drejtuar nga kryetari i saj Nexhmedin Saqipi, dënon ashpër vrasjen e gazetares të Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, 51-vjeçare, e cila para disa ditësh u qëllua për vdekje, teksa kryente misionin e saj në qytetin e Jenit.

Gazetarja e ndjerë, Shireen Abu Akleh, ka lindur në Kuds në vitin 1971 dhe ishte diplomuar për degën Gazetari dhe Media në Universitetin Yarmouk në Jordani.

Shoqata e Gazetarëve “Etika”, ka përcjell me shqetësim lajmin nga kanali Al Jazeera për vrasjen e gazetares, duke akuzuar  forcat izraelite për vrasjen e qëllimshme të gazetares të tyre “me gjakftohtësi”.

Shoqata e Gazetarëve “Etika”,  ashtu si Al Jazeera e quan vrasjen “krim të urryer e cila qëllim të vetëm ka të pengojë mediat të kryejnë detyrën e tyre”.

Gjithashtu, Shoqata e Gazetarëve “Etika”, mbështet Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) e cila kërkon drejtësi për shënjestrimin e gazetarëve ukrainas nga Rusia, duke kërkuar drejtësinë për shënjestrimin dhe vrasjet izraelite të gazetarëve palestinezë, njofton Jetapress.