Ballina Aktuale z/Reisi Saqipi, për ngushëllime në Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe, në...

z/Reisi Saqipi, për ngushëllime në Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Beograd

SHPËRNDAJE

Të shtunën e 14 majit, një delegacion i lartë i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, i kryesuar nga z/reisi  Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi dhe Myftiu i Beogradit Mustafa ef. Jusufspahiq, qëndruan për ngushëllime në Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Beograd.

Gjatë këtij takimi me Ambasadorin Mubarak Al Daheri u bisedua me rastin e ndarjes nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, duke u lartësua personaliteti i figurës së një udhëheqësi meritor, i cili shquhej për urtësi, mençuri, tolerancë, paqe e dashamirësi.

Në fund, z/reisi  Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi dhe Myftiu i Beogradit Mustafa ef. Jusufspahiq, u nënshkruan në Librin e kujtimeve, në Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Beograd, në prani të Ambasadorit, shkëlqesia e tij Mubarak Al Daheri, njofton Jetapress.