Ballina Aktuale Publikohet fotografia nga “Open Ballkan”, mungon vetëm Kosova

Publikohet fotografia nga “Open Ballkan”, mungon vetëm Kosova

SHPËRNDAJE

Është publikuar fotografia zyrtare e samitit të “Open Ballkan” që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në fotografi janë: kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, si dhe kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës Zoran Tegeltija.

Siç edhe shihet në këtë fotografi mungon ndonjë përfaqësues i Kosovës.

Gjatë samitit janë paraparë të nënshkruhen disa memorandume mes tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina po marrin pjesë si vëzhguese. /klankosova/