Ballina Aktuale Partia Demokratike ka festuar 11 vjetorin e themelimit

Partia Demokratike ka festuar 11 vjetorin e themelimit

SHPËRNDAJE

“Demokrate dhe demokratë,

Sot festuam 11 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, për të kujtuar rrugëtimin tonë politik.

Nga 2 korriku 2011 e deri më sot kemi rrugëtuar së bashku për t’i ofruar qytetarëve kushte më të mira.

Partia Demokratike lindi si nevojë e kohës, e cila u mirëprit nga shumë qytetarë të komunës së Bujanocit, e më pas edhe në komunën e Medvegjës.

Jemi dëshmuar si forca kryesore politike në Bujanoc dhe Medvegjë, duke i shërbyer gjithmonë qytetarëve tanë dhe interesit kombëtar.

Ju falemnderoj të gjithëve, që nga dita e parë e themelimit e deri më sot për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Partisë Demokratike.

Urime 11 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike.

Gëzuar për shumë mote“ ka shkruar me ketë rast kryetari i PD-së Nagip Arifi