Ballina Aktuale Bërnabiq: Vendimi i Prishtinës për targat dhe reagimi i BE-së është skandaloz

Bërnabiq: Vendimi i Prishtinës për targat dhe reagimi i BE-së është skandaloz

SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, mbrëmë e quajti skandaloz vendimin e Prishtinës për targat dhe dokumentet personale të Serbisë, si dhe reagimin e BE-së për këtë çështje dhe theksoi se thelbi i gjithë historisë nuk janë targat por “vazhdimi i presionit, terrorit dhe ngacmimeve të vazhdueshme” ndaj serbëve të Kosovës.

“Ky është një vendim skandaloz i Prishtinës dhe reagimi i BE-së. Ndërsa Stano tha gjëra që janë reagimi zyrtar i Brukselit lidhur me këtë. Kjo është e tmerrshme”, tha Bërnabiq në emisionin Hit Tweet në TV Pink, duke komentuar faktin që Zëdhënësi i BE-së tha se, sipas marrëveshjeve nga dialogu për lirinë e lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, Prishtina ka të drejtë që gradualisht t’i heqë targat KM.