Ballina Aktuale Rama befason Europën: Në nëntokën shqiptare është zbuluar një sasi e madhe...

Rama befason Europën: Në nëntokën shqiptare është zbuluar një sasi e madhe nafte dhe…

SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka ftuar biznesin holandez që të vijnë dhe të investojë në Shqipëri.
Gjatë fjalës, Rama befason Holandën dhe Europën teksa thotë se është bërë një studim i rëndësishëm i cili ka zbuluar pasurinë me (naftë dhe gaz) të nëntokës shqiptare.
“Kemi edhe kënaqësinë e privilegjin për të pasur në vendin tonë Shell-in. Kemi shumë shpresë që së shpejti do të ndajmë me opinionin tonë publik dhe me atë të Europës një zbulim shumë të rëndësishëm. Shenjat tregojnë se jemi në fazën e një zbulimi në nëntokën e Shqipërisë të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e Shqipërisë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjitike të Europës”, tha Rama.