Ballina Aktuale Dita e parë e reciprocitetit, KFOR-i amerikan vazhdon monitorimin e situatës në...

Dita e parë e reciprocitetit, KFOR-i amerikan vazhdon monitorimin e situatës në veri

SHPËRNDAJE

Sot është dita e parë e nisjes së zbatimit të marrëveshjes për dokumentet e identifikimit në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ditë më parë është arritur me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së.

të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë është duke vazhduar qarkullimi normal, ndërsa kalimet po bëhen vetëm me dokumente të identifikimit, pa pasur nevojë për dokumentin shtesë, të cilin Serbia e praktikon tash e shumë vjet.

anën tjetër, KFOR-i po vazhdon të monitorojë situatë në veri. Ushtarë amerikanë janë të vendosur në hyrje të Zveçanit dhe në hyrje të Leposaviqit, rrugë këto që çojnë drejt pikës kufitare në Jarinjë, raporton Zeri.info.

të theksohet se situata në tërë pjesën veriore të vendit, që nga mëngjesi i sotëm ka qenë e qetë.

Më herët disa qytetarë, që kanë kaluar nga Serbia në Kosovë nga pika kufitare në Jarinjë, kanë thënë për “Zërin” se nuk kanë hasur në ndonjë problem dhe se kufirin e kanë kaluar vetëm me dokumente të identifikimit.

Serbia për 11 vjet ka lëshuar një dokumente për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë hyrë në Serbi, si zëvendësim të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, të cilët nuk i ka njohur. E nga sot këto dokumente nuk po lëshohen, ndërsa në vend të kësaj shteti serb ka vendosur në të gjitha pikat kufitare me Kosovës një deklaratë që “mohon” se ka njohur pavarësinë e Kosovës me marrëveshjen e fundit. /Zëri/