Ballina Aktuale Bislimi për Shqiprim Arifin: Egzistojn dy narrativa, o me Kosovën ose me...

Bislimi për Shqiprim Arifin: Egzistojn dy narrativa, o me Kosovën ose me Vuçiqin

SHPËRNDAJE

Zv.Kryeministri Besnik Bislimi dhe Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci po qëndrojnë sot në Luginë të Preshevës

Mysafirët nga Kosova realizuan takime të shumta me udhëheqës politikë në Luginë të Preshevës por nuk pranuan të takohen me Kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi dhe Kryetarin e Kuvendit, Sami Salihun

I pyetur se përse nuk e kishin në agjendë vizitën në Komunën e Preshevës për të takuar kryetarin Shqiprim Arifi, zoti Bislimi deklaroi se “Agjendën e kam të caktuar në dimenzionin politk ku takojm lider komunal dhe deputetin e nderuar Shaip Kamberin. Mendoj se do ishte gabim i madh që Lugina me kaq banorë të krijojë ndasi politike mes veti. Liderët e Preshevës në aspektin nacional nuk guxojnë të ja lejojnë vetes luksin e ndasive”

Më pas zoti Bislimi qartë i ka bërë të ditur udhëheqësve të Preshevës e posaçërisht kryetarit Shqiprim Arifi se ka vetëm dy narrativa, me Qeverinë e Kosovës ose me Vuçiqin

“Egziston narrativa e Qeverisë së Kosovës e cila synon avancimin e të drejtave të Luginës dhe është narrativa e Presidentit Vuçiq i cili vazhdon me shtypjen e Luginës dhe secili prej liderëve mund të pozicionohet vetëm në njërën prej këtyre narrativave dhe mendoj që do ishte shumë gabim që të pozicionohen në anën e gabuar” ka përfunduar zoti Besnik Bislimi