Ballina Aktuale Qeveria Kurti, 2 milionshin e paraparë për Luginën e Preshevës, provon ta...

Qeveria Kurti, 2 milionshin e paraparë për Luginën e Preshevës, provon ta ndaj do të ndahen përmes projekteve

SHPËRNDAJE

Gjatë një takimi të zhvilluar kohë më parë nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Bujanoc, me përfaqësuesit  shoqërisë civile, bizneseve dhe medieve, u bë e ditur se  2 milion euro të parapara për Luginën, që nuk janë buxhete komunale, por mjetet të cilat do të shpërndahen përmes konkursit dhe projekteve.

“Për mjetet e parapara do të hapet konkurs i dedikuar vetëm për OJQ, shoqatat, mediat dhe bizneset e Luginës, komisioni do të jetë prej 3 anëtarësh dy nga Lugina dhe një i emëruar nga vet Zëvendëskryeministri Bislimi, me qëllim që mos të ketë keqmenaxhim të mjeteve”, u shprehur Zëvendëskryeministri Bislimi në Bujanoc.

Sipas një llogarie, jo të konfirmuar zyrtarisht, mendohet se këto mjete do të ndahen sipas komunave, 1.2 milion euro Presheva, 700.000 euro  Bujanoci dhe 100.000 euro Medvegja.

Deri tani nuk është dhënë ndonjë shpjegim nga Qeveria e Kosovës, se si do të shpallet konkursi, di do të barten mjetet e donacionit, kur dihet se OJQ-të, mediat dhe bizneset janë të regjistruara në Serbi, e cila nuk e njeh valutën e euros?!

Por, nga këto kalkulime, del se Qeveria Kurti, është mbushur mend nga shpërdorimi i fondeve të mëhershme dedikuar institucioneve të Luginës së Preshevës dhe nuk dëshiron, që një gabim i tillë të përsëritet, pavarësisht skenarëve dhe emisarëve nga Lugina me intervenimet se kush do të fitoj më shumë nga kjo shumë parash./Jetapress/