Ballina Aktuale Përfaqësuesit e Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, morën pjesë në ceremoninë...

Përfaqësuesit e Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, morën pjesë në ceremoninë solemne, me rastin e ditës së kulturës të Libisë

SHPËRNDAJE

Të dielën e 18 shtatorit, në Beograd, në kopshtin e Muzeut të Kulturës Afrikane, të organizuar nga Ambasada e Libisë, u mbajt manifestimi “Diversiteti i kulturave ndërmjet Libisë dhe Serbisë – marrëdhëniet mes njerëzve”.

Në ceremoni morën pjesë z/ Reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, si dhe Myftiu Mustafa ef. Jusufspahiq.

Ceremonia solemne, me rastin e ditës së kulturës libiane, kaloi në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, në prani edhe të disa përfaqësuesve të ambasadave të shteteve të huaja të akredituara në Beograd si dhe personalitete të tjera nga jeta kulturore në Beograd dhe rrethinë, njofton Jetapress.