Ballina Aktuale Një delegacion nga Berni i Zvicrës, i shoqëruar nga veprimtari Skender Jusufi,...

Një delegacion nga Berni i Zvicrës, i shoqëruar nga veprimtari Skender Jusufi, vizitojnë Komunën e Bujanocit

SHPËRNDAJE

Gjatë vikendit, një delegacion i kryesuar nga Berger Hans Peter, kryetar i Partisë Social – demokrate për BernerOberland, Muller Roland, ekspert i historisë ballkanike, Marti Reichardt Ursula, deputete e Parlamentit të Bernit, të shoqëruar veprimtari i mirënjohur Skender Jusufi,  kanë qëndruar në Bujanoc, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Kryetari Arifi, në takimin miqësor me delegacionin zviceran, i cili shoqërohej nga aktivisti Skender Jusufi si përkthyes, i njoftoi ata për problematikat, që i shoqërojnë minoritetin shqiptar në Serbi, dhe kërkoi mbështetjen nga delegacioni i Bernit, që çështja shqiptare të alarmohet edhe në Qeverinë e Zvicrës.

Delegacioni u nda i kënaqur nga ky takim, duke e ftuar kryetarin Arifi, të vizitoj Zvicrën e cila është e interesuar të investoj në këto komuna të Luginës së Preshevës, të cilat përmenden për shkallë të ulët të investimeve dhe prapambetje ekonomike.

Delegacioni nga Berni, i cili pas një vizite në Kosovë zbarkoi në Bujanoc, e që rastësisht u takuan me Skender Jusufin, nga Tërnoci, një veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare, i cili për katër dekada rresht ishte i pranishëm nëpër procese të n shoqërore e kombëtare e për 25 vjet,   bashkë si një trup i vetëm, duke i njohur mirë rrethanat politike në Luginë të Preshevës, e shoqëroi një pjesë të delegacionit nga Berni, jo vetëm në cilësinë e përkthyesit, por edhe si cicerone, duke i njoftuar ata për gjendjen e vështirë politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, të cilët kohëve të fundit, po e braktisin vendin për kushte më të mira në perëndim, njofton Jetapress.