Ballina Aktuale Ambasada amerikane në Moskë, thirrje qytetarëve të saj: Largohuni urgjentisht nga Rusia

Ambasada amerikane në Moskë, thirrje qytetarëve të saj: Largohuni urgjentisht nga Rusia

SHPËRNDAJE

Ambasada amerikane në Moskë, ka dalë me një thirrje ndaj shtetasve amerikanë që të largohen urgjentisht nga Rusia.

“Qytetarët amerikanë nuk do të duhej të udhëtonin në Rusi, e ata që jetojnë apo udhëtojnë në Rusi, do të duhej menjëherë të largoheshin nga Rusia”, thuhet në reagim.

Ambasada amerikane ngre alarmin se pas vendimit të 21 shtatorit, kur qeveria ruse filloi mobilizimin e qytetarëve për t’u bashkuar ne lufte kunder Ukrainës, Rusia mund të refuzojë të njohë shtetësinë amerikane të shtetasve që kanë shtetësi të dyfishtë.

Ambasada amerikane në Rusi gjithashtu thotë se Rusia mund t’ua mohojë atyre qasjen në ndihmën konsullore të SHBA-së, të parandalojë largimin e tyre nga vendi dhe të rekrutojë shtetas me shtetësi të dyfishtë, në ushtri.

“Udhëtimet me vetura dhe autobusë mbeten të hapura. Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të organizoni udhëtime individuale sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet ndër të tjera nga ambasada amerikane në Moskë – duke paralajmëruar se mundësitë për transport mund të kufizohen akoma më shumë.