Ballina Aktuale Përurohet Xhamia “Bashkimi”, në Linz të Vjenës

Përurohet Xhamia “Bashkimi”, në Linz të Vjenës

SHPËRNDAJE

Sot, ishte një gëzim i madh për shqiptarët e Linzit në Austri, ata  ishin shumë të entuziazmuar ngase në praninë e shumë besimtarëve nga Gjermania, Zvicra dhe nga vendlindja në mënyrë solemne u bë inagurimi i Xhamisë “Bashkimi”.

Mysafirë të shumtë, personalitete nga vendlindja, autoritete nga qyeti i Linzit, përfaqëdues të ambsadave tona në Austri, njerëz e xhematlinj të shumtë prezantuan në këtë event madhështorë.

Të pranishmëve iu drejtuan reisi i BFI – së të Maqedonisë së Veriut z Shaqir Fetahu, përfaqësuesi për diasporë i BIK – ut prof. Ekrem Simnica, kryetari i komunës së Linzit, kryetari i bashkësisë islame të Austrisë, drejtues institucionesh nga Zvicrra, Gjermania, Italia, lexues të njohur të Kur’anit hfz. Aziz Alili dhe Hfz. Xhelal Kaloshi si dhe kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë z. Nexhmedin ef. Ademi.

Mirëseardhje të pranishmëve i shprehu kryetari i Xhamisë dhe i ALKIG – ut z. Vahidin Behluli.

Në fjalën përshëndetëse z. Ademi përcolli urimet e besimtarëve nga Lugina e Preshevës duke uruar që ky objekt multifunksional të shërbejë në ngritjen e moraleve të larta Kur’anore dhe të ngritë vetëdijen te besimtarëve për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit fetarë dhe kombëtarë. Ai gjithashtu i ftoi qytetarët nga Lugina e Preshevës që masovikisht të mbështetin regjistrimin e popullsisē si një akt i rëndësishēm për dëshminë e autoktone shekullore të shqiptarëve në këto troje. Në prezencën e rreth një mijë vetave me tekbire, madhërime e falënderime ndaj Allahut të Lartësuar në mënyrë solemneu bë prerja e shiritit të kuq një akt simbolik për hapjen e xhamisë, njofton Shërbimi për Informim i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, transmeton Jetapress.