Ballina Aktuale Tërrnava-Nëse regjistrohen Luginasit përmbushin obligim fetar e qytetar

Tërrnava-Nëse regjistrohen Luginasit përmbushin obligim fetar e qytetar

SHPËRNDAJE

Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkpunëtorë ka mirëpritur sot në zyret e Bashkësisë Islame të Kosovës kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Si gjithmonë me frymën e bashkimit, Myftiu Tërnava tha se angazhimi për ruajtjen e vlerave fetare e kombëtare është udhërrëfyesi më i mirë për realizimin e qëllimeve drejt përmirësimit të jetës për çdo qytetar.

Me mesazh inkurajues për një moment kyq për popullin si Regjistrimi i Popullsisë që po bëhet në Luginë, z.Tërnava konsideroi se përmbushim obligim fetar e qytetar nëse i përgjigjemi pozitivisht regjistrimit ka shkruar kështu në postimin e tijë kryetari Shqiprim Arifi.