Ballina Aktuale Lajçaku në takim me Vuçiqin kërkon zgjidhje për targat dhe energjinë

Lajçaku në takim me Vuçiqin kërkon zgjidhje për targat dhe energjinë

SHPËRNDAJE

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për çështjen e energjisë dhe targave, raporton Zeri.info.

Ai e quajti këtë takim sit ë hapur dhe serioz, duke shtuar se për çështjet e diskutuara nevojiten zgjidhje urgjente.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, ku shkroi “Në Beograd sot vazhdova diskutimin e hapur dhe serioz me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për normalizimin e marrëdhënieve.Energjia dhe targat ishin të larta në axhendën tonë pasi nevojiten urgjentisht zgjidhje”. /Zëri