Ballina Aktuale Paralajmëron ish-këshilltari serb i Kurtit: Vendimi për targa, do të ketë pasoja...

Paralajmëron ish-këshilltari serb i Kurtit: Vendimi për targa, do të ketë pasoja të shumta

SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike për Progres, Nenad Rashiq, ka folur për vendimin që Qeveria e Kosovës e marrë për t’i mos e shtyrë afatin për konvertimin e targave.

Rashiq tha se e konsideron si një gabim të qeverisë, i cili sipas tij, do të ketë pasoja edhe në pozicionin ndërkombëtar.

Tutje, politikani serb nga Kosova tha se është një veprim që nuk e ka pritur të ndodhë, pasi sipas tij, Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që është në veri.closevolume_off

“Ju në vend që të krijoni hapësirë për dialog, tolerancë dhe zbatim të marrëveshjeve, ju e bëni një diçka që i shtynë edhe më shumë serbët e veriut jashtë institucioneve të Kosovës dhe larg ndonjë dialogu apo marrëveshjeje eventuale”, është shprehur Rashiq.

Më tej, Rashiq tha se shtyrja e aftit do t’i sillte një hapësirë më të madhe Kosovës në dialog dhe bashkëpunim, teksa shtoi se do të sillte edhe një rritje të lehtë të besimit.

“Krejt e kundërta është vendimi për mos shtyrje të afatit. Konsideroj se ky është një gabim që mund të ketë pasoja të shumta”, është shprehur Rashiq.

Sipas Rashiq, serbët e veriut nuk i ndërrojnë targat, pasi sipas tij, ata s’i pranojnë institucionet e Kosovës si institucione të tre.

“Pse nuk pranojnë është histori e gjatë. Qoftë nëse niset prej vakumit institucional më 1999, me qeveri të tjera që kanë bërë pazare por sidoqoftë është një tregim i gjatë se pse serbët e Kosovës s’pranojnë t’i ndërrojnë targat”, është shprehur ai.

Politikani serb tha se komunikimi mes kryeministrit Kurti dhe serbëve të Kosovës nuk ekziston..

“Prej marsit të vitit të kaluar e deri më sot nuk ekziston asnjë komunikim dhe as vullnet pozitiv prej tij bile për të menduar për zhvillimin dhe integrimin e serbëve. Vendimi i fundit i Kurtit është vetëm një kulmimin ndaj emocioneve të tij për serbët e Kosovës”, është shprehur Rashiq.