Ballina Aktuale Arbër Pajaziti: Zgjedhjet e KKSH në Serbi, u karakterizuan të qeta dhe...

Arbër Pajaziti: Zgjedhjet e KKSH në Serbi, u karakterizuan të qeta dhe demokratike

SHPËRNDAJE

Të dashur bashkëqytetarë,

Simpatizantë dhe votues të Alternativës për Ndryshim,

Zgjedhjet e djeshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, u karakterizuan në përgjithësi si të qeta dhe demokratike. Partia jonë dhe kandidati ynë, Leventi, morën gjithsej 3 mijë e tetëqind vota. Rreth 300 më pak se kundër kandidati, i cili u radhit i pari.

Pritshmëritë tona, ishin më shumë se kaq. Menduam që besnikëria dhe dinjiteti i kandidatit tonë do të marrë më shumë përkrahje se ata që udhëhoqën për shumë vite me këtë institucion.

Pavarësisht kësaj, ne jemi të bindur se uragani i ndryshimit të politikë-bërjes shqiptare në Luginë të Preshevës, në drejtim të përmirësimit të jetës së tyre dhe unitetit të brendshëm, veçse ka filluar.

Partitë e stërvjetëruara treguan se janë dobësuar thellësisht dhe synimi i tyre është ose të kthehen në “paterica” të pushteteve, ose të dalin në zgjedhje për të dëmtuar votën qytetare përmes shantazheve dhe kushtëzimeve.

Disa probleme të mëdha që janë shfaqur në këto palë zgjedhje, janë: pjesëmarrja e ulët e qytetarëve, votues të shumtë janë kthyer mbrapshtë për shkak që nuk kanë qenë të regjistruar në listat e posaçme të votimit, dhe numri i vogël i komisionerëve të angazhuar nga partia jonë. Nga 260 komisionerë gjithsej, vetëm 22 në 26 vendvotime ishin të APN-së.

Problemi kryesor mbetet vjedhja e votës!

Duke ju uruar një javë të mbarë dhe të suksesshme, ju bëjmë me dije se nuk do të lejojmë kurrë që KKSh të vazhdojë të mbetet pronë private e udhëheqësve të saj.

Falemnderit nga zemra dhe mirë mbetshi!