Ballina Aktuale Nagip Arifi ka pritur sot në kabinet kryetarin e bashkis së Gjirokastrës,...

Nagip Arifi ka pritur sot në kabinet kryetarin e bashkis së Gjirokastrës, Flamur Golemi

SHPËRNDAJE

Kryetari I komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur sot në kabinetin e tijë kryetarin e bashkis së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Takimin e sotëm Arifi e quan takim vëllazëror. Në këtë takim të përbashkët u shkëmbyen informacionet mbi projektet e realizuara gjatë këtyre viteve, projektet të cilat janë në zhvillim e sipër si dhe për projektet e planifikuara për periudhën në vijim.

Sipas kryetarit të Bujanocit ata janë dakorduar që në të ardhmen të thellojnë bashkëpunimin në mes komunës së Bujanocit dhe bashkisë së Gjirokastrës.

Poashtu Nagip Arifi si kryetar i komunës së Bujanocit ka kërkuar që Shqipëria të ketë vëmendje të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.