Ballina Aktuale Arbëri Pajaziti: 5 me 5

Arbëri Pajaziti: 5 me 5

SHPËRNDAJE

Jemi baraz. Nuk ka një fitues, akoma! Po të ishte sistemi i zgjedhjeve të dyta, për balotazh, atëherë do kishim një situatë krejtësisht tjetër.

Por, edhe kjo na sjell në një situatë të re.

Partitë që kanë marr më pak vota, e më pak këshilltarë, për fat e kanë një zar në duart e tyre.

Ashtu siç gjithmonë, ideja e tyre për të hyrë në zgjedhje, është vetëm për t’u bërë faktor për krijimin e një pushteti. Mirëpo, ka njëfarë dallimi kësaj radhe.

Këto parti duhet të zgjedhin midis një kandidati që kishte një mandat në Këshillin Kombëtar, dhe atij që për herë të parë pretendon të udhëheq me këtë institucion.

Këto parti do të zgjedhin midis një kandidati që thërret për unitet të brendshëm kombëtar, dhe atij që për një mandat e ktheu rolin e tij në përçarjen e spektrit politik shqiptar.

Dhe për fund, këto tri parti, për të tretën arsye dhe më të fuqishmen, kanë për të zgjedhur midis dy emrave: Levent Qazimit dhe Ragmi Mustafit.

Le të vendosin vet.