Ballina Aktuale Manifestim për 28 Nëntorin

Manifestim për 28 Nëntorin

SHPËRNDAJE

Në patrionatin e Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë u mbajt sot programi kulturo artistik për nderë të “28 Nëntorit” 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky manifestim kulturo artistik u mbajt në sallln e madhe ku të pranishëm ishin udhëheqës të pushtetit lokal, familjar të dëshmorëve, veteran e shumë qytetar të tjerë nga Presheva dhe Bujanoci.

Këtë manifestim e shpalli të hapur Kujtim Sadriu drejtor i Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë. Fjalën përshëndetëse e mori edhe kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ku foli për rëndësin e ditës së flamurit. Edhe kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu para të pranishmëve foli për nëntorin ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky manifestim përveç fjalimeve vazhdoi edhe me program muzikor ku para publikut preshevar perfomuan këngëtarët preshevar si Nefail Ibrahimi dhe Bashkim Halimi duke vazhduar me grupin e Lahutës nga të gjitha trojet shqiptare që demostruan para publikut preshevarë.