Ballina Aktuale Çfarë i thanë Messi dhe Lewandowski njëri-tjetrit në fund të ndeshjes? Nga...

Çfarë i thanë Messi dhe Lewandowski njëri-tjetrit në fund të ndeshjes? Nga indiferenca te përqafimi

SHPËRNDAJE

Dueli mes Polonisë dhe Argjentinës nuk ishte vetëm një lojë vendimtare për kualifikimin në fazën tjetër të Kampionat Botëror, por ishte edhe një duel yjesh: Leo Messi kundër Robert Lewandowskit.

Pra e kaluara dhe e tashmja e Barcelonës.

Ata përshëndetën njëri-tjetrin, të dy kapitenët e ekipeve të tyre, para se topi të fillonte të rrotullohej para gjyqtarëve.

Gjatë ndeshjes, polaku duke kërkuar një gol për të qetësuar skuadrën e tij, e ndali në mënyrë të palejuar argjentinasin.

Lewa i kërkoi falje, por argjentinasi qëndroi indiferent, duke mos thënë asgjë.

Megjithatë, në fund të takimit ata u përshëndetën dhe shkëmbyen disa fjalë, duke mbyllur gojën me dorë që të mos zbulonte njeri se çfarë po thoshin.

Në fund gjithçka u mbyll me një përqafim./Telegrafi/