Ballina Aktuale Haradinaj kërkon nga SHBA-ja e BE-ja të ndërhyjnë në veri

Haradinaj kërkon nga SHBA-ja e BE-ja të ndërhyjnë në veri

SHPËRNDAJE

Pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës nga vendosja e barrierave në Rudarë ka reaguar Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së.

Ai ka thënë se Kosova duhet të shftyrëzojë të gjithë mekanzimat që t’i heq urgjentisht barrikadat në veri, raporton Zeri.info.

Haradinaj ndër të tjera ka thënë se edhe Serbia duhet të heqë dorë nga politikatluftënxitëse.

“Apeloj te BE-ja dhe SHBA-ja që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri. Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!”, thuhet në reagimin e tij. /Zëri