Ballina Aktuale Kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë z. Nexhmedin ef. Ademi merrë...

Kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë z. Nexhmedin ef. Ademi merrë pjesë në organizimin me rastin e ditës kombëtare të shtetit të Katarit.

SHPËRNDAJE

Në një takim vëllazërorë me ambasadorin e Katarit në Beograd, me ekselencën e tij ambasadorin z. Faris Roumi M. S. El – Naimijen u shkëmbien urimet e përzemërta me rastin e ditës kombëtare të shtetit të Katarit. Ne e inkurajojmë shkëlqësinë e tij që humaniteti dhe solidariteti, vlera që e karakterizojnë popullin vëlla të Katarit të përcjellen edhe te qytetarët e Luginës së Preshevës.

Katari është një vend i vogël, ekonomikisht ndër shtetet më të fuqishme në botë. Pavarësinë shtetërore e fitoi nga Britania në vitin 1971.

Kryetari z. Ademi gjatë këtij organizimi ceremonial pati rastin të bisedoj edhe me ambasadorēt e shteteve tjera, duke veçuar ambasadorin e Shqipërisë shkëlqësinë e tij z. Ilir Boçka dhe ambasadorin e Kuvajtit shkëlqësinë e tij z. Faizel Mexhbel el – Muteiri dhe përfaqësues të bashkësive islame.

Njofton shërbimi për informim i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.