Ballina Lajme Nga Rajoni KFOR-i deklarohet rreth aksidentit në Leposaviq

KFOR-i deklarohet rreth aksidentit në Leposaviq

SHPËRNDAJE

KFOR-i e ka mohuar që ka ndodhur një sulm ndaj një veture të tyre natë më parë, ata kanë thënë se është keqkuptim që lidhet me një aksident trafiku të një veture të KFOR-it në Leposaviq.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, në një përgjigje për Dukagjinin kanë deklaruar rreth aksidentit që ka ndodhur disa netë më parë në Leposaviq.

Ndërkaq, në media është raportuar se një veture e KFOR-it është sulmuar nga perona të pa njohur.

E në përgjigjen për Dukagjinin këtë nga KFOR- e kanë mohuar, duke thënë se është ndoshta një keqkuptim që lidhet me një aksident trafiku të një veture të KFOR-it në të njëjtën zonë.

“Lidhur me pyetjen tuaj, nuk raportohet se asnjë veturë e KFOR-it ka qenë cak i një sulmi nga persona të panjohur në Leposaviq. Ky është ndoshta një keqkuptim që lidhet me një aksident trafiku të një veture të KFOR-it në të njëjtën zonë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.