Ballina Lajme Nga Rajoni Sot e mbyllur për dy orë rruga për në Jarinjë, KFOR-i largon...

Sot e mbyllur për dy orë rruga për në Jarinjë, KFOR-i largon kamionët e dëmtuar që u përdorën në barrikada

SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të asistojë ekipet e KFOR-it për largimin e kamionëve të dëmtuar që ishin përdorur në barrikada.

Policia e Kosovës, përmes njoftimit, bën të ditur se sot njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Në njoftim thuhet se një korsi e rrugës do të mbyllet dhe në mesditë do të mbyllet për dy orë rruga në drejtim të Jarinjës.

“Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mëngjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinjë, derisa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve. Përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të riorientojnë trafikun”, thuhet në njoftim.