Ballina Shendetësi Kolla është e fortë dhe keni ndjenjën sikur fëmija do t’ju ngufatet:...

Kolla është e fortë dhe keni ndjenjën sikur fëmija do t’ju ngufatet: Si t’i dalloni në kohë simptomat dhe ta shëroni

SHPËRNDAJE

Laringiti virusal, një sëmundje e shpeshtë te fëmijët e vegjël, ka simptoma të forta specifike të cilat shpesh mund t’i brengosin prindërit

Laringiti virusal është i njohur me emrin difterit, shpesh është sëmundje e cila shfaqet më shpesh te fëmijët e moshës gjashtëmuajshe deri në moshën trevjeçare, posaçërisht në periudhën e sezonit të viruseve (herët në pranverë, vjeshtë, posaçërisht në dimër).

Si edhe pothuajse çdo virus, edhe kjo sëmundje shfaqet papritur, e shoqërojnë frymëmarrja e vështirësuar dhe kolla e ngjirur që rikujtojnë ulërimën e qenit që kryesisht shfaqet gjatë natës.

Fëmija zgjohet nga gjumi, me një tingull shqetësuar, i cili del nga organet e frymëmarrjes dhe fillon të qajë, gjë që përkeqëson edhe më shumë kollën, transmeton Telegrafi.

Laringiti virusal mund të shoqërohet edhe me temperaturë. Shpesh i paraprijnë teshtitja dhe sekretimi i hundës. Nëse shkaku është ndonjë alergji, teshtitje mund të mos ketë. Ngjirja e zërit, kolla, vështirësia në gëlltitje dhe frymëmarrje janë tregues se ka inflamacion laringu. Organet e frymëmarrjes te fëmijët janë më të vogla dhe më të ngushta se te të rriturit, kurse infeksioni mund të ndikojë në funksionalitetin e tyre. Ënjtja zvogëlon kalueshmërinë e laringut, gjë që vështirëson qarkullimin e ajrit dhe çon në frymëmarrje më të rënduar.

Në pozitën e shtrirë është më e theksuar se kur fëmija qëndron ulur apo në këmbë.

Nëse fëmijës përkeqësohet gjendja gjatë natës, ka mënyra se si mund ta qetësoni dhe t’ia qetësoni kollën, në mënyrë që në qetësi ta prisni mëngjesin dhe të vlerësoni a është e nevojshme të shkohet te mjeku. Lëshojeni ujin e nxehtë në banjë për të krijuar avull. Më pas fëmija duhet të futet në banjë dhe të lihet të marrë frymë të ngrohtë për disa minuta. Më pas këshillohet ekspozimi në ajër të pastër. Fëmija duhet të ulet pranë një dritareje të hapur dhe të thithë ajrin më të freskët për rreth gjysmë minutë. Një ndryshim i papritur i temperaturës dhe lagështisë zakonisht qetëson irritimin dhe sjell lehtësim, pas së cilës duhet të shkoni te pediatri.

Nëse nuk trajtohet, laringiti akut mund të bëhet kronik, ndaj është e rëndësishme t’i qaseni trajtimit me përgjegjësi. Përveç inhalimit, mjeku mund të përshkruajë terapi me antibiotikë, produkte me bazë kortikosteroide, si dhe terapi me oksigjen. Zgjedhja e barnave varet nga mosha e fëmijës.

Forma më e rrezikshme e laringitit tek fëmijët shkaktohet nga bakteri Haemophilus influenzae, por fëmijët mbrohen pas marrjes së vaksinës HiB (rreth muajit të tretë). Bakteri mund të shkaktojë meningjit, otitis, pneumoni dhe të tjera, por është shumë e rrallë, sepse pothuajse të gjitha vendet e kanë përfshirë këtë vaksinë në kalendarin e vaksinimit.

Duke qenë se laringiti, si çdo virus, është ngjitës dhe transmetohet nëpërmjet pikave, për të reduktuar mundësinë që fëmija të infektohet, është e rëndësishme që ai të kalojë sa më shumë kohë në ajër të pastër, si dhe të ushqehet shëndetshëm dhe rregullisht. ruajtja e higjienës së duarve.