Ballina Aktuale Vuçiq: Na presin vendime të vështira, ky është kushti për kthimin e...

Vuçiq: Na presin vendime të vështira, ky është kushti për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

SHPËRNDAJE

02.02.2023 – 11:46

“A e kupton Aleksandar…?”: Vuçiq tregon se çfarë i tha pesëshja perëndimore në takim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se e ka pranuar  më 13 dhjetor dhe më pas i shkuan për vizitë përfaqësuesit e pesë vendeve më të fuqishme të botës.

Siç tha ai në Kuvendin e Serbisë ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, më pas pasoi non-paper-i i shtatorit, të cilit Serbia i dërgoi non-paper-in e saj dhe më 13 dhjetor pasoi propozimi franko-gjerman.

Dhe pastaj përfaqësuesit e pesë vendeve më të fuqishme të botës erdhën, shtoi Vuçiq.

“A e kupton Aleksandar, ne jemi të vendosur të zgjidhim të gjitha problemet, sepse nuk duam të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit në Ballkan”. Në fjalinë e tretë më thanë, i nderuar president, nëse nuk e pranon zbatimin e kësaj nisme, do të përballesh me pezullimin e negociatave me BE-në, por edhe me tërheqjen e të gjitha investimet dhe masat tjera gjithëpërfshirëse që do të tregojnë se si kalojnë të gjithë ata që nuk janë dakord me BE-në”, tha Vuçiq, raporton Danas.

Ai shtoi se e kanë përsëritur tri herë, dhe se ai u ka thënë se ishte kërcënim. Vuçiq tha se ka qenë para dilemës që duhet t’u përgjigjet menjëherë.

Ai tha se 90 për qind e planit që doli në opinion është i saktë.

Ai po ashtu tha se testi thotë se të dyja shtetet do të udhëhiqen nga parimet e OKB-së, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin duke e konsideruar, Kosovën shtet të pavarur

Pika katër thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë institucion ndërkombëtar.

“Kundërshtohet apo jo, do të kenë shumicën për pranimin e Kosovës në NATO dhe në Këshillin e Evropës”, ​​tha Vuçiq.

02.02.2023 – 11:20

Vuçiq ‘zbulon’ kushtin për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq foli për të gjitha problemet me të cilat sipas tij, po përballet populli serb në Kosovë.

Ai para deputetëve serbë tha se që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, “ka pasur një ofensivë të përgjithshme politike nga Prishtina së bashku me një pjesë të aleatëve të saj perëndimorë për të ndryshuar situatën në terren dhe për të imponuar dhunën si metodë për zgjidhjen e problemeve”.

Vuçiq foli për “pamundësinë e serbëve për të marrë pjesë në referendum dhe zgjedhje dhe mohimin e të drejtave elementare”.

Sipas tij, serbët e Kosovës kthehen nëpër institucione vetëm pas formimit të Asociacionit.

“Unë fola me muaj me njerëzit në Bruksel, me negociatorët: ‘Njerëz, ju nuk e kuptoni, njerëzit tanë nuk mund të durojnë më’. Ata thanë jo, jo, mundet, duhet. Pastaj populli mori një vendim. të largohemi nga institucionet, duke kërkuar në thelb vetëm një gjë. Vetëm të përmbushet marrëveshja e Brukselit. Pra, formoni Asociacioni dhe pas kësaj do të kthehemi në institucione”, tha Vuçiq.