Ballina Aktuale Chollet: Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së

Chollet: Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së

SHPËRNDAJE

Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet ka bërë të ditur se ka biseduar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se e mirëpret vendimin e Kosovës që të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut, raporton Zeri.info.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, ku ndër të tjera shkroi “Bisedova me kryeministri Kurti. Ne e mirëpresim pranimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”. /Zëri/