Ballina Aktuale Ka nisur takimi Kurtit – Vuçiqit me ndërmjetësuesit

Ka nisur takimi Kurtit – Vuçiqit me ndërmjetësuesit

SHPËRNDAJE

Takimi trelateral mes Kurtit, Vuçiqit dhe dyshes evropiane, Borrell dhe Lajçak, është duke u zhvilluar në këto momente.

Këtë së paku la të kuptohet zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, përmes një konference për media nga Ohri.

“Borrelli do të shprehet në fund të ditës. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja gjithmonë bëhet në Bruksel, dhe atje asnjëherë nuk bëjmë ndonjë gjë në lidhje me mediat, vetëm një deklaratë nga Borrelli, që është lehtësuesi kryesor, pra në fund të takimit. Pra, në fund të këtij takimi ai do të vijë këtu, nuk e dimë kohën, nuk e dimë se sa të zgjasin takimet, por do ju informoj përmes kolegëve të mi këtu dhe në Tëitter”, tha Stano në këtë konferencë për media