Ballina Aktuale Ischingeri kërkon nënshkrim dhe monitorim të marrëveshjes Kosovë – Serbi

Ischingeri kërkon nënshkrim dhe monitorim të marrëveshjes Kosovë – Serbi

SHPËRNDAJE

Wolfgang Ischinger, i cili ishte përfaqësues i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, ka folur rreth dakordimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, për zbatimin e marrëveshjes, e arritur në Bruksel, më 27 shkurt.

Ischingeri i ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë, por tha se është skeptik, sepse mungesa e nënshkrimeve e bën marrëveshjen të brishtë.

Ai kërkoi mbikëqyrje të vazhdueshme të zbatimit të marrëveshjes.

“Vazhdimi i rolit të ‘Kumbarit’ nga BE-ja, SHBA-ja, Gjermania dhe Franca është shumë i rëndësishëm. Brishtësia për shkak të mungesës së nënshkrimeve formale. Si të ndërtohet besimi?”, tha ai.