Ballina Aktuale Rama uron Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për fitoren në zgjedhje

Rama uron Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për fitoren në zgjedhje

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu.

“Urime për fitoren Zoti President”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale në urimin e tij edhe në gjuhën turke, duke e shoqëruar me foton e Presidentit Erdoğan.

Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiyes (YSK), Ahmet Yener, njoftoi se sipas 75,42 për qind të votave të numëruara në mbarë vendin, Erdoğan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,41 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, ka 46,59 për qind të votave.

Mbi 64,1 milionë qytetarë turq patën mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, përfshirë mbi 1,92 milion qytetarë të cilët hodhën votën e tyre në qendrat e votimit jashtë vendit

Gjithsej 191.885 kuti votimi u vendosën në qendrat e votimit në mbarë Türkiyen.

Më 14 maj, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave në raundin e parë, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind.