Ballina Aktuale Përfaqësuesit e BIPBM takohen me Myftiun e Madh të Egjiptit

Përfaqësuesit e BIPBM takohen me Myftiun e Madh të Egjiptit

SHPËRNDAJE

Dje, në ambientet e Ambasadës së Egjiptit, të akredituar në Beograd, krerët institucionalë fetarë nga Lugina e Preshevës, U.D. Reisin Saqipi dhe Myftiun Ademi, ishin të nderuar me pritjen zyrtare që ju rezervua në ambasadën e Republikës së Egjiptit nën kujdesin e ekselencës së tij ambasadorit z. Basel Salah Mustafa me rastin e qëndrimit zyrtar të Myftiut të Egjiptit Dr.Shewki Alame.
Në takim Myftiu Dr. Shewki Alame foli për rëndësinë e ruajtjes të vlerave islame përmes metodologjisë së thirrjes mesatare. Kjo thirrje mundëson mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe përhapjen e vlerave islame për t’i dhënë kuptim pozitiv vlerave njerëzore shoqërive ku jetojnë myslimanët me popujt dhe kulturat tjera.


Ushtruesi i detyrës Reisu-l- Ulema i Rijasetit z. Nexhmedin ef. Saqipi myftiun e Egjiptit e njoftoi për gjendjen e myslimanëve në Republikën e Serbisë, dhe përpjekjet e institucionit të rijasetit të Bashkësisë Islame për kujdesin dhe ruajtjen e vlerave të kulturës dhe trashëgimisë islame në vendet tona ku myslimanët jetojnë si pakicë dhe shumicë.
Kryetari i BIPBM – së z. Nexhmedin ef. Ademi muftiun e nderuar e njoftoi për zhvillimin e jetës fetare në Luginë të Preshevës. Ai përfitoi nga rasti që në një rast tjetër Myftiu dhe personalitete tjera të larta ta vizitojnë edhe Luginën e Preshevës. Për të pranishmit ekselenca e tij ambasadori i Republikës së Egjiptit shtroi një drekë pune. Shërbimi për Informim i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, transmeton Jetapress