Ballina Aktuale Hill: Mirëpresim lirimin e tre policëve kosovarë, tani duhen …

Hill: Mirëpresim lirimin e tre policëve kosovarë, tani duhen …

SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka përshëndetur sot lajmin për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe ka thënë se tani pret përpjekje shtesë për de-përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

“Ne e mirëpresim lajmin e vendimit të gjykatës për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe presim përpjekje shtesë për të de-përshkallëzuar më tej situatën aktuale”, tha Hill për Kosovo Online.

I pyetur se çfarë pret më tej për krizën në veri të Kosovës, ambasadori amerikan kërkoi miratimin urgjent të planit trepikësh të Bashkimit Evropian dhe kthimin e menjëhershëm të dialogut.