Ballina Lajme Nga Bota Putin ua ofron tri opsione mercenarëve të Wagner që morën pjesë në...

Putin ua ofron tri opsione mercenarëve të Wagner që morën pjesë në “kryengritjen” në Rusi

SHPËRNDAJE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë një adresim të parë pas “kryengritjes” së grupit mercenar Wagner.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai tha se pjesëtarët e Wagner që morën pjesë në “kryengritje”, mund t’i bashkohen ushtrisë ruse, të kthehen në shtëpitë e tyre ose të shkojnë në Bjellorusi.

“Ne e dimë se shumica dërrmuese e luftëtarëve dhe komandantëve të grupit Wagner janë gjithashtu patriotë rusë, të përkushtuar ndaj popullit dhe shtetit të tyre. Ata e dëshmuan këtë me guximin e tyre në fushën e betejës”, citohet të ketë thënë Putin.

Ai iu drejtua forcave Wagner duke thënë: “Sot ju keni mundësinë të vazhdoni t’i shërbeni Rusisë duke nënshkruar një kontratë me ministrinë e mbrojtjes ose agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, ose të ktheheni te familja dhe miqtë tuaj”.

Sipas tij, kryengritja ishte “e dënuar të dështonte” dhe se “organizatorët e saj, edhe pse humbën ndjenjën mes të drejtës dhe të gabuarës, nuk mund të mos e kuptonin këtë”.

Putin gjithashtu pretendoi se Ukraina ishte e përfshirë në ngjarjet e fundjavës dhe e quan revoltën “hakmarrje për kundërsulmin e tyre të dështuar”. /Telegrafi/