Ballina Kulturë Mbi autorësinë e romaneve “Martesa e Leilës” dhe “Sotiri e Mitka” Hipotezat...

Mbi autorësinë e romaneve “Martesa e Leilës” dhe “Sotiri e Mitka” Hipotezat dhe shpjegimet e Fotaq Andreas

SHPËRNDAJE

F. Andrea për të qenë bindës në përcaktimin e autorësisë se romanet Martesa e Leilës dhe Sotiri e Mitka i takojnë Faik Konicës, e pajisë studimin hyrës Lojnia – kush qëndron prapa pseudonimit Gjoni i Krujës? me aparatin e duhur shkencor në citate. Ai është munduar t’i shtrojë hipotezat e veta me ‘fuqi bindëse’ edhe pse citimi shpeshherë nuk përket me përmbajtjen e shkrimit.

Ndërkaq, pas një shqyrtimi të kujdesshëm të citimeve të F. Andreas e kemi vënë re se kemi të bëjmë me një pështiellim të vërtetë:

1. F. Andrea përpiqet të zbërthejë pseudonimin Jean de Kroia. Po këtu krijohet një ngatërrim: emrin Jean e bën Gjon duke u nisur nga anglishtja, ndërsa është i vetëdijshëm se në frëngjishte është Gjin. Ai ka parasysh se emri i skelës së Shëngjinit në italisht është përkthyer San Giovanni di Medua apo në frëngjisht Saint Jean de Medua. Ai gabon kur jep një trajtë të tretë të emrit Jean për Jan si emër personi në Shqipërinë e Jugut “nisur nga emri i dikurshëm i Janinës, Joannina”.

Siç e kemi të njohur nga gjuhëtari i madh Shaban Demiraj¹ emri Gjin ka qenë mjaft i përhapur në viset e Shqipërisë Jugore dhe “ky emër ka qenë i përdorur edhe ndër arbëreshët e Greqisë, ku ndeshet ende, megjithëse rrallë, sepse është zëvendësuar me trajta të tjera gjegjëse, si Janj-i, Jano-a, Janko-a etj.”

Sa i përket mbiemrit Kroia Andrea shprehet se ‘Konica e ka parapëlqyer ta shkruaj frëngjisht Kroïa, me K dhe ï me dy pika’.

Në të vërtetë është e kundërta: e ka ngatërruar për emrin e Leilës, ku i-ja ka dy pika. Po le të kthehemi tek pseudonimi Jean de Kroia. Gjashtë vjet më vonë² F. Andrea e korrigjon gabimin e mëparshëm Jean de Kroïa me një gabim të ri Jean de Croya. Po këtu ngatërron vitin e botimit të romaneve “Martesa e Leilës” dhe Sotiri e Mitka” me vitin 1910, ndonëse, si dihet, viti i botimit të romaneve në frëngjisht është 1911.  Ky është vetëm një shembull se si F. Andrea është i paqëndrueshëm në hipotezat e tij.

2. F. Andrea citon Jup Kastratin lidhur mbi pseudonimet e Konicës në përmbledhjen e sesionit shkencor “Faik Konica: jeta dhe vepra” të botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1997. Ai citon faqet 203-204 të përmbledhjes në fjalë, por nuk e jep titullin e punimit të J. Kastratit.  Ai mëton se ka ‘zbuluar’ pseudonimin e parë të Konicës dhe nuk ngurron ta shtojë në listen e pseudonimeve të përmendura nga J. Kastrati edhe ‘zbulimin’ e tij. Është fjala për pseudonimin Tepeleni i përdorur për herë të parë në artikullin L’Albanie et les Turcs. Në fakt Jup Kastrati në punimin Bibliografia e botimeve të Faik Konicës (1895-1942) flet për pseudonimet në faqen 204 dhe për artikullin L’Albanie et les Turcs  në faqen 205.

3. Me interes janë përpjekjet që bën F. Andrea të sqarojë vështirësitë që kishin intelektualët e kolonive shqiptare në mbarëvajtjen e punëve letrare dhe kombëtare. F. Andrea përpiqet në këtë rast të saktësojë se ata intelektualë që kërkonin ndihmë shkelnin ‘në drrasë të kalbët, duke komprementuar keq veten, deri dhe parimet’.

Sikundër është e njohur shumë nga ata do t’i drejtohen për ndihmë Aladro Kastriotit: dikush do t’i kërkojë ndihmë për të botuar gazetën, ndonjë tjetër për t’i botuar librin, ndërsa ata të Sofjes do t’i kërkojnë një shtypshkronjë. Dhe kështu me radhë.

Vetëm shpjegimi i F. Andreas bie ndesh me citatin nr. 39. Ai citon një letër të F. Konicës dërguar Asdrenit në pranëverën e vitit 1902, ku Faiku na del si ‘kujdestar’ i parave të Aladro Kastrioit. Megjithatë interes paraqesin në këtë drejtim letërkëmbimi që mbajti Faiku me Asdrenin, ku na tregon se si Faiku i ka vënë mbrapa për sekretar Viskë Babatasin me qëllim që t’i kontrollojë parat e  Aladros.  E kur V. Babatasi¹ është bërë i padëgjueshëm, i ka vënë mbrapa Nuri Vilën t’i pengojë ata që ‘s’ duan punë po intriga para s’marin’.

4. F. Andrea kur shkruan për piktorin Theohar Gjini ka si burim kryesor studimin e Ferid Hudhrit “Piktori mëmëdhetar Theohar Gjini”.

Përpos Leilës që është kryepersonazhi kryesor për të cilën është shkruar romani “Martesa e Leilës” dhe nuk ka qenë shkas si për rrëfime të tjera imagjinare, po kështu është edhe Th. Gjini (edhe pse nuk kanë lidhje njëra me tjetrën): një martesë që ka ndodhur tre vjet më parë se të shkruhej romani, hapja e një ekspozite në Paris më 1909 dhe formimi i një shoqate me kryetar protogonistin në fjalë e bën Faik Konicën – thotë Fotaqi – të ulej e të shkruante romanet më 1909.

F. Andrea është i paqëndrueshëm dhe nuk i përmbahet gjithmonë teorisë së tij.

 Pavarësisht se është mbështetur në studimin e F. Hudhrit për piktorin Th. Gjini ai nuk ngurron t’i përvetësojë citimet: citatet nr. 97 dhe 99 i ka marrë nga studimi në fjalë. E kjo është një tjetër dëshmi e F. Andres për ta paraqur suksesin e studimit dhe zbulimit me manipulime të këtilla.

5. Nuk ka dyshim se F. Andrea do të kujdeset që t’i sjellë lexuesit shpjegime me shembuj e dëshmi çështjen e duelit. Ai nuk ngurron të pohojë se Faik Konica është ftuar në duel (dyluftim i parealizuar – sipas tij – sigurisht e ka parasysh largësinë: njëri në Bruksel e tjetri në Romë) nga një bashkëkombas për çështjen “gasparina”. Ec e merre vesh se çfarë do të thotë për një lexues të rëndomtë “çështja gasparina”?!

 Me sa di, në këtë rast kemi të bëjmë me polemikën Gaspariana si përgjigjie ndaj artikullit të Gaspër Jakovës Faik-derri. Po kështu ai do të pohojë në citimin nr. 166 se  Faik Konica  “u kërcënua me duel” nga Gaspër Jakova për shkak të një shkrimi. Ai ka parasysh polemikën Përgigjje një Sërbi (botuar në revistën Albania më 1904)  si përgjigjie ndaj artikullit të G. Jakovës Begu i Konicës (botuar në Laimtari i Shqypëniës më 1904). Është për të vënë re se edhe gjatë leximit më të sipërfaqshëm bie fjala citimi s’ka të bëjë me përmbajtjen:

“Ky Srp, i vetëthënë prift katolik, më bënte të njohura dy dëshira: 1˚ Se donte të dilte në dyel (dylëftim) me një Shqipëtar qi kish shkruar një artikull te Albania. 2˚ Se donte t’ i çante barkun e t’ i nxirte zorët (sic) një tjatëri bashkëpunëtori t’ Albanisë, i cili ndodhej t’ish prift.³”

Nuk është e çuditshme, prandaj, pse F. Andrea e shtrembëron citimin (edhe pse asgjë nuk ndryshon) se ky problem i autorësisë nuk gjen zgjidhje as me çështjen e duelit:

“Ky sërp (serb) i vet-thënë prift katolik – shkruan Faiku – më bënte të njohur dy dëshira: 1. se donte të dilte në dyel me një shqiptar që i kish shkruar nji artikull te Albania; 2. Se donte t’i çante barkun e t’i nxirrte zorrët një tjatëri po të Albania-s”. (Vepra 3, f. 126).

Për dallim nga përshkrimi i duelit të Faik Konicës me Nikollë Ivanajn, zbulimin e armës që do përdorte Konica në duel katër vjet më vonë (edhe pse ia ngatërron emrin duke e quajtur Nikolin) F. Andrea është më i kursyer në shpjegime lidhur me ‘duelin’ e F. Konicës me G. Jakovën.

Megjithëse F. Andrea është i kursyer në shpjegime lidhur mbi duelin imagjinar po jap një dëshmi nga ana e Gaspër Jakovës lidhur me polemikën Përgigjje një Sërbi, i cili thotë: me qillue me na e thanë nër sy, di ai s’dahet!

6. F. Andrea është i mendimit se romani “Martesa e Leilës” nuk është korrigjuar ‘nga ndonjë redaktor apo botues francez’. Ai supozon se Aladroja para se t’i botonte romanet ia ka dhënë bocat për t’i korrigjuar F. Konicës dhe ‘ka dashur t’i thotë: “Ja si do të dalë libri me dy romane: thjesht me pseudonimin Jean de Kroïa!”

Pyetjet që mund të shtrohen në këtë rast janë: Ç’përfundim mund të nxirret nga kjo hipotezë? A kemi të bëjmë me fall apo me shkencë? A mund të  besojmë  në  autoritetin shkencor të  28 e më shumë “të tërë profesorë titullarë e intelektualë të nderuar” si garanci për besushmërinë e hipotezave të F. Andreas?

7. Eqem bej Vlora.

8. Shtypshkronja

9. Citati I Konices.

.

¹Shaban Demiraj, Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Botimet INFBOTUES, Tiranë, 2008, f. 135.

²Shih Fotaq Andrea, Faik Konica lartohet përmbi shablonizmat, dogmat dhe paragjykimet e së shkuarës, “Illyria”on-line 15 gusht 2022.

³Faik Konica, Përgigjje një Sërbi, “Albania”, Londër, 1904, nr. 6, f. 111-112.

Nikolla ka themeluar dhe drejtuar revistat “Shqipëria” në Sofje më 1907 dhe “Opinga” në Paris më 1919-1920

Les Droits de l”Albanie

Ai ka qenë mësues në Mësonjtoren e Korçës

Harta e Korçës me fshatrat rrotull; hartë fiziko-politike në gjuhën shqipe e botuar më 1909 me shumë ngjyra; shkallë 1:150.000.

Carte etnogaphique de la Tchameria [Harta etnografike e Çamërisë] me ngjyra, me shkallë 1:300.00.

Carte etnographique de la region de Kortcha [Harta etnografike e Korçës me rrethinë] me ngjyra, me shkallë 1:300.00.

 Carte indiquant les villes et villages incendiés par les Grecs [Harta e qyteteve dhe fshatrave që dogjën prej grekëve]

Carte de Dodone et de ses environs

L’Albanie avant le Traité de Berlin