Ballina Aktuale Kryetari i BIPMB Nexhmedin Ademi në Preshevë priti sot kryetarin e komunitetit...

Kryetari i BIPMB Nexhmedin Ademi në Preshevë priti sot kryetarin e komunitetit musliman shqiptar në Zvicërr, hafëz Mehad Alija

SHPËRNDAJE

Në ambientet e Bashkësisë Islame në Preshevë sot ishte për vizitë kryetari i KMSHZ nga Zvicrra hfz. Mehas ef. Alija me bashkëpunëtor.

Delgacionin nga Zvicrra e priti kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Mr. Nexhmedin ef. Ademi me bashkëpunëtor. Ai falënderoi bashkëatdhetarët për kontributet e vazhdueshme në të kaluarën dhe të tashmen për vendlindjen e tyre.

Takimi u zhvillua në atmosfer shumë vëllazërore. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë. Gjendjen momentale të nivelit të organizimit fetar në Luginë të Preshevës. Kryetari z. Ademi bëri një përshkrim të aktiviteteve që po zhvillohen në teren, dhe rëndësia e këtyre aktiviteteve në forcimin e identitetit nacional dhe fatar islam në trojet tona autoktone.

Me kryetarin hfz. Mehas ef. Alija u ndanë mendime të përbashkët lidhje me shqetësimet që po e rëndojnë organizimin fetar në planin e unifikimit institucional të Bashkësisë Islame. Që të dy u pajtuan se rëndësia e krijimit të klimës së unitetit të bashkësive islame është e pa alternativ.

Më pastaj bashkarisht me musafirët e respektuar kryetarët me bashkëpunëtorët vizituan lokalet ku po planifikohet të blehen vakëf i bashkësisë islame, për zhvillimin normal të aktiviteteve të saja.Delegacioni nga Zvicrra premtoi se do të angazhohet seriozisht në senzibilizimin e xhematit musliman shqiptar në Zvicërr për t’u angazhuar në blerjen e këtij vakufi.Bashkësia Islame ka vendosur që të blejē një vakuf në qendër të Preshevës për nevojat e veta, përballë postës së qytetit. Lokali ka hapësirë 350 m². Metri katrorë kushton 600 euro.

Ishte konstatim i përbashkët se në të ardhmen bashkëpunimi do të intesifikohet edhe më shumë.

Shërbimi për informim pranë Bashkësisë Islame në Preshevë.