Ballina Aktuale Vizitë në ambasadën e Kuvajtit

Vizitë në ambasadën e Kuvajtit

SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sot zyrtarisht ishte i ftuar në amabasadën e shtetit të Kuvajtit në Beograd.

Ambasadori i shtetit të Kuvajtit ekselenca e tij Fajez Muxhbel Sulejman el – Mutiri me kryetarin mr. Nexhmedin ef. Ademin, bashkëbiseduan për tema të ndryshme lidhur me situatën e organizimit fetar në Luginë dhe për sfidat e tjera të natyrës politike, sociale, ekonomike me të cilën po përballen qytetarët e Luginës së Preshevës.

z. Ademi shkëlqësinë e tij e njoftoi me aktivitetet e institucionit të Bashkësisë Islame, projektet e realizuara dhe vizionin se si do të dukej koncepti organizativ i Bashkësisë Islame në të ardhmen. Në këtë drejtim u përmend edhe iniciativa e filluar e Bashkësisë Islame për të blerë vakëfin për nevojat e zhvillimit normal të aktiviteteve të institucionit të Bashkësisë Islame.

Në takim mori pjesë edhe Reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame z. Nexhmedin ef. Saqipi. Takimin me ambasadorin e Kuvajtit e kishte aranzhuar z. Saqipi.

Kuvajti është shtet i pavarur, ekonomikisht i zhvilluar që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, në mes Arabisë Saudite dhe Irakut. Kuvajti është themeluar në vitin 1756, si port natyror dhe qendër transite tregtare ndërmjet Indisë, Omanit dhe porteve të Gjirit Persik, pavarësinë e plotë e ka fituar në vitin 1961.

Kryeqiteti është Kuvait City. Shteti i Kuvajtit numëron: 4.25 milion banorë, nga të cilët 1.45 milion janë shtetas të Kuvajtit, pjesa tjetër është e populluar nga migracioni. Kuvajtin nga 20 shtator, 2020, e drejton mbreti Sheik Navaf al Ahmed al Xhabar al Sabah.

Shërbimi për Informim i Këshillit të Bashkësisë Islame.