Ballina Lajme Nga Bota Wagneri regjistrohet si organizatë arsimore në Bjellorusi

Wagneri regjistrohet si organizatë arsimore në Bjellorusi

SHPËRNDAJE

Grupi mercenar rus, Wagner, është regjistruar si organizatë arsimore në Bjellorusi.

Kjo bëhet e ditur në bazë të informacioneve të publikuara në Regjisrin Shtetëror të Personave Ligjor dhe Sipërmarrësve Individualë në Bjellorusi.

Sipas regjistrit, personi juridik me emrin “Wagner Group” është regjistruar më 3 gusht të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i Qarkut Osipovichi në fshatin Tsel të rrethit Osipovichi të rajonit Mogilev në Bjellorusi, shkruan CNN.

Kujtojmë se në korrik u raportua se mercenarët e Wagnerit, bashkë me kreun e grupit, Yevgeny Prigozhin, kanë mbërritur në tokën bjelloruse, pas një rebelimi afatshkurtër në Rusi.