Ballina Aktuale KRYETARI NEXHMEDIN EF. ADEMI U PRIT NGA KREU I BASHKËSISË FETARE ISLAME...

KRYETARI NEXHMEDIN EF. ADEMI U PRIT NGA KREU I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË MAQEDONISË SË VERIUT REIS UL ULEMA Z. HFZ. SHAQIR FETAHU

SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Mr. Nexhmedin ef. Ademi sot zhvilloi një takim zyrtar në Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut me bashkëpunëtorët e tij z. Reshat ef.Musliun dhe z. Abedin ef. Limanin. Në ambientet e BFI – së ai u prit nga kreu më i lart i këtij institucioni Reis ul Ulema z. hfz. Shaqir ef. Fetahu, drejtori për diaspor dr. Selver ef. Xhemaili etj..

z. Ademi e njoftoi reisin me zhvillimet aktuale në Luginë të Preshevës. Në fjalën e tij ai ia përcjelli përshëndetjet vëllazërore të Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës Mr. z. Naim ef. Tërnava dhe kryesisë së BIK – ut. Ai ia përkujtoi reisit të BFI – së, kontributin e BIK – ut dhe Myftiut z. Tërnava për ruajtjen dhe trashëgiminë kulturore islame e kombëtare te shqiptarët e Luginës së Preshevës. z Ademi në fjalën e tij u ndal në dinamikën e organizimit fetar, sfidat që po e përcjellin këtë organizim për t’u ngritur në nivelin e përgjegjësive morale dhe institucionale që duhet t’i përcjellë te qytetarët dhe bedimtarët musliman institucioni i Bashkësisë Islame.

Reisi i BFI – së, z. Hfz. Shaqir ef. Fetahu tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithmonë do ta kenë vëmendjen e xhematit, shqiptarëve dhe institucionit të BFI – së. Ai premtoi se ndihma vëllazërore, morale dhe institucionale asnjëherë nuk do të mungoj nga ana e jonë për luginasit.

Kryetari z. Nexhmedin Ademi nikoqirin e informoi edhe me iniciativën për blerjen e vakëfit si dhe projektet që do të mundësojnë reforma rrënjësore në politikat arsimore, edukative e humanitare brenda institucionit të Bashkësisë Islame në Luginë të Preshevës.

Me këtë rast u përcollën mesazhe bashkëpunimi të ndërsjellë dhe në shenjë miqësie dhe vëllazërie u shpërndanë mirënjohje të ndërsjella.

Nikoqiri për musafirët shtroi një drekë rasti.

Shërbimi për Informim i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.