Ballina Aktuale Rama: Më mirë pa ulëse në autobusin e BE-së sesa në aeroplanin...

Rama: Më mirë pa ulëse në autobusin e BE-së sesa në aeroplanin e Rusisë

SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas kundërshtimit që Komisioni Evropian i bëri objektivave që Charles Michel deklaroi ditën e djeshme, në samitin e Bledit në Slloveni për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Me anë të një statusi në platformën “X”, Rama tha se në statusin aktual të punës është më mirë të qëndrojmë në autobusin e BE-së, se sa në aeroplanin rus, pasi edhe pse udhëtimi mund të jetë edhe më i ngadaltë, sipas Ramës një gjë është e sigurt, që autobusi nuk do të përplaset.

“Ne nuk jemi të fokusuar në një datë, të fokusuar në disa pika të lidhura me kandidatët për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, tha zëvendës zëdhënësi i Komisionit Dana Spinant në një konferencë të përgjithshme për shtyp të martën.

Ajo shtoi se Michel nuk ishte konsultuar me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për përmbajtjen e fjalimit të tij të zgjerimit të hënën në një samit në Bled, Slloveni. /Telegrafi/