Ballina Teknologji Xiaomi përballet me rënie të shitjeve dhe të ardhurave

Xiaomi përballet me rënie të shitjeve dhe të ardhurave

SHPËRNDAJE

Kompania gjeneroi 9.24 miliardë dollarë të ardhura, një rënie krahasuar me 9.62 miliardë dollarë të ardhura të raportoi tre mujorin paraardhës.
Xiaomi përballet me rënie të shitjeve dhe të ardhurave
Photo Source: Reuters
Xiaomi raportoi rënie të të ardhurave me 4 përqind në tre mujorin e dytë të vitit ndërsa shitjet vijojnë të bien në Kinë.

Kompania gjeneroi 9.24 miliardë dollarë të ardhura, një rënie krahasuar me 9.62 miliardë dollarë të ardhura të raportoi tre mujorin paraardhës.

Ende ishin më të larta sesa 8.93 miliardë dollarë që kishin parashikuar analistët. Fitimi i kompanisë ishte në shifrat e 704 milionë dollarëve, një rritje me 147 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë kur kishte 285 milionë dollarë të ardhura.

Kërkesa konsumatorë në Kinë për smartfonët ra me 5 përqind sipas firmës analitike Canalys. Shitjet e Xiaomi ranë me 19 përqind në 8.6 milionë njësi ndërsa në tregjet ndërkombëtare si India, ranë me 22 përqind në 5.4 milionë njësi sipas Canalys.

Përballë rënies së shitjeve, Xiaomi ka planifikuar të prodhojë makina elektrike ndërsa ka marrë dritën jeshile nga autoritetet Kineze.

Kompania premtuar të investojë 10 miliardë dollarë përgjatë një dekade në biznesin e automobilave duke vendosur një objektiv për prodhimin e makinës së parë elektrike për masat në gjysmën e parë të 2024.