Ballina Teknologji Përdoruesit Europianë nuk do të detyrohen më nga Microsoft të përdorin shfletuesin...

Përdoruesit Europianë nuk do të detyrohen më nga Microsoft të përdorin shfletuesin Edge në Windows 11

SHPËRNDAJE

Një gjë e tillë do të adresojë përgjithnjë ankesat e përdoruesve që kur Microsoft bërë Edge shfletuesin parësor të sistemit operativ.

Funksioni i kërkimit në menunë Windows Start është i dobishëm, por si çdo pjesë tjetër e sistemit operativ Windows, kërkon që tu mbajë brenda shërbimeve të Microsoft duke ju detyruar të hapni lidhjet përmes shfletuesit Edge.

Për përdoruesit Europianë pritet që të ndryshojë një gjë e tillë ndërsa Windows 11 tashmë do të hapë lidhjet bazuar në përzgjedhjen e shfletuesit nga përdoruesi.

Ndryshimi do të aplikohet vetëm për vendet e zonës ekonomike Europiane, përfshirë Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshteinin. Komponentët e Windows do të përdorin shfletuesin e përzgjedhur nga përdoruesi për të hapur lidhjet. Do të aplikohet në çdo pjesë të sistemit operativ që hap lidhjet përmes një shfletuesi nga menuja Start tek lidhjet ndihmuese në Windows 11.

Një gjë e tillë do të adresojë përgjithnjë ankesat e përdoruesve që kur Microsoft bërë Edge shfletuesin parësor të sistemit operativ.

Ndryshimi vjen vetëm në Europë për shkak të ligjeve të reja për shërbimet dixhitale nën Digital Services Act i cili tashmë ka hyrë në fuqi dhe ka për qëllim të mbrojë konkurrencën. Për fatin tonë të keq, Microsoft synon të bëjë këtë ndryshim vetëm aty ku detyrohet dhe jo për të gjithë përdoruesit.