Ballina Aktuale Shpërthimi i digave përmbyti Libinë, 20 mijë të vdekur!

Shpërthimi i digave përmbyti Libinë, 20 mijë të vdekur!

SHPËRNDAJE

Një bilanc tragjik raportohet nga mediat ndërkombëtare në lidhje me numrin e viktimave nga përmbytjet masive në Libi, ku sipas BBC shifrat mund të arrijnë deri në 20.000.

E gjitha situata alarmante ka ardhur si pasojë e shpërthimit të dy digave më të mëdha në Derna, një qytet me rreth 100.000 banorë, pasi reshjet e dendura të shiut përfshinë zonën disa ditë më parë.

Në pamjet e treguara në rrjet, shihet mijëra trupa të pajetë nëpër ujë dhe shumë prej tyre në rrënoja të ndërtesave.

Nga ana tjetër, OKB ka paralajmëruar rrezikun e sëmundjeve nga uji i kontaminuar në Libi. Pas përmbytjeve në zonë, autoritetet kanë bërë thirrje për hetim në lidhje me shembjen e dy digave në Derna që çuan në përmbytje katastrofike.

Shpërthimi i digave përmbyti Libinë, 20 mijë të vdekur!

Kryetari i institucionit ekzekutiv në Libi, Mohammed al-Menfli ka urdhëruar që të zbulohen përgjegjësit që kanë neglizhuar situatën dhe për pasojë solli shembjen e digave.

Sipas BBC news ka pasur kritika se digat nuk janë mirëmbajtur siç duhet prej vitesh.

Ish-ambasadori britanik, Peter Millett ka deklaruar se Derna është një qytet i largët në Libi dhe është neglizhuar prej vitesh në lidhje me menaxhimin e infrastrukturës. Ndër të tjera ai ka bërë thirrje që qytetit t’i jepet ndihmë e menjëhershme për të përballuar emergjencën.

Çfarë shkaktoi shpërthimin e digave?

Sipas BBC news, digat në Derna shpërthyen pasi stuhia ‘Daniel’ goditi Libinë në fillim të javës, duke shënuar rekord reshjesh në disa nga zonat bregdetare të vendit.

Shpërthimi i digave përmbyti Libinë, 20 mijë të vdekur!

Stuhia që përfshiu vendin i ngjasonte një uragani mesdhetar të njohur si medicine-duke sjellë 400 mm (16 inç) shi në pjesë të bregdetit brenda 24 orëve. Kjo është një sasi e jashtëzakonshme reshjesh që kanë rënë në një rajon i cili zakonisht përballet me rreth 1.5 mm shi gjatë një muaji. Ose e thënë ndryshe më shumë se 260 herë sa mesatarja mujore, e cila ra në një ditë të vetme në Derna.

Të dhënat satelitore po ashtu kanë treguar shtrirjen e reshjeve në rajon, edhe pse shumë vende regjistruan sasi më të lartë në Tokë.

Shpërthimi i digave përmbyti Libinë, 20 mijë të vdekur!

Burimet zyrtare nga zona për BBC news, raportojnë se shpërthimi i digave kanë ndodhur pranë lumit Wadi Derna që rrjedh nëpër qytet, i cili normalisht është i thatë dhe jo me sasi të lartë uji.

Shpërthimi i digave përmbyti Libinë, 20 mijë të vdekur!

Dëshmitarët kanë thënë se uji arrinte afro tre metra, ku gjashtë inç (20 cm) ujë nga vërshimet me lëvizje të shpejtë janë të mjaftueshme për të rrëzuar dikë. Ekspertët thonë se digat mund të jenë ndërtuar nga gurë të hedhur dhe të ngjeshur, të cilët nuk janë aq të fortë sa betoni dhe të paprekshëm ndaj shembjes kur mbushen tej mase.

Sakaq, vetë banorët të cilët kanë humbur të afërmit, banesat dhe çdo gjë tjetër që zotëronin ndër vite nuk kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej vendit nga stuhia ‘Daniel’.

Një këshillues norvegjez për Refugjatët, Jaser Asweri deklaron se qytetarët nuk kanë qenë të përgatitur kur ndodhi përmbytja.

“Kur uragani erdhi në Libi, ne kishim një nivel të ulët përgatitjeje. Problemi nuk është vetëm përmbytja, por ne po flasim për diga shumë të vjetra, të bëra në vitet 1970, që nuk mirëmbahen. Njerëzit ishin paralajmëruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre, por ata nuk e dinin plotësisht rrezikun”, përfundon ai./M.K-dritare.net