Ballina Lajme Nga Bota Kuaj arabë race marrin pjesë në garën tradicionale në veriperëndim të Sirisë

Kuaj arabë race marrin pjesë në garën tradicionale në veriperëndim të Sirisë

SHPËRNDAJE

Kuaj të racës së pastër arabe dhe drejtuesit e tyre merrnin pjesë sot në garën e organizuar në rajonin autonom kurd në veriperëndim të Sirisë.

Kuajt arabë, të vlerësuar për bukurinë, rezistencën e shpejtësinë e tyre, janë nga racat më të vjetra në botë.

Në Siri ata rriten prej shekujsh nga komunitetet e beduinëve të cilët janë përpjekur të ruajnë linjën e pastër të gjakut të kafshëve madheshtore.

Gara konsiderohet një event i rëndësishëm shoqëror në zonë dhe fituesit dhe pronarit të kalit i rezervohen nderimet e rastit.

Hayel al-Islam, rritësi i kalit fitues tha se është krenar për trashëgiminë e kuajve të zonës.

“Kjo fitore është një nder i madh për ne dhe për të gjithë rezidentët e zonës, falë Zotit këta kuaj të racës së pastër arabe janë pjesë e trashëgimisë sonë”.

“Ne i konsiderojmë ata si pjesë e familjeve tona, kujdesemi për të që të vegjël sikur të isin një anëtar i familjes sonë”, shtoi al-Islam.

Kalëruesi Raed Muhammad Al-Ali, gjithashtu vlerësonte kafshët si një simbol i kulturës vendase.

“Kuajt janë një simbol për ne dhe për kulturën arabe. Ata janë si fëmijët, pjesë e familjeve tona. Kujdesemi për ta njësoj si për fëmijët tanë”, tha Raed per rrjetin AFP.