Ballina Aktuale Sulmi në veri të Kosovës, reagon Stoltenbergu

Sulmi në veri të Kosovës, reagon Stoltenbergu

SHPËRNDAJE

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se Aleanca Veri-Atlantike ka miratuar forcat shtesë paqeruajtëse në Kosovë pas trazirave në veri të Kosovës.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e mundësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, potencoi tutje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.