Ballina Lajme Nga Bota Armenia vendos t’i bashkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare, tensionohen marrëdhëniet me Rusinë

Armenia vendos t’i bashkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare, tensionohen marrëdhëniet me Rusinë

SHPËRNDAJE

Parlamenti armen ratifikoi të martën dokumentet e themelimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, një institucion që në fillim të këtij viti, paditi Presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte, lidhur me dëbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Vendimi ka të ngjarë të tensionojë edhe më tej marrëdhëniet e përkeqësuara të Armenisë me aleatin e saj Rusinë. Muajin e kaluar Moska i quajti përpjekjet e Jerevanit për të njohur Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një “hap jomiqësor”.

Vendet që kanë nënshkruar dhe ratifikuar atë që njihet si Statuti i Romës mbi bazën e të cilit u krijua kjo gjykatë, janë të detyruara të arrestojnë Presidentin rus Vladimir Putin, nëse ai shkel në territorin e tyre.

Zyrtarët armenë thonë se përpjekja për t’iu bashkuar gjykatës, nuk ka të bëjë me Rusinë, po është nxitur nga agresioni i Azerbajxhanit kundër vendit të tyre.