Ballina Lajme Nga Bota Së paku 49 të vrarë nga një sulm rus ndaj civilëve në...

Së paku 49 të vrarë nga një sulm rus ndaj civilëve në Harkiv

SHPËRNDAJE

Së paku 49 njerëz janë vrarë si pasojë e një sulmi rus ndaj civilëve në rajonin e Harkivit në Ukrainë, thanë të enjten autoritetet ukrainase.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në rrjetin social X se:

“Rusia qëllimisht dhe në mënyrë barbare i sulmoi caqet civile – një kafene dhe një dyqan në fshatin Hroza në rrethinën Kupiansk”.

Në sulm u vranë së paku 49 njerëz, përfshirë një fëmijë, dhe u plagosën gjashtë të tjerë, tha Ministria.