Ballina Aktuale Dr. Hfz. Hajredin Hoxha, zgjidhet anëtar i Bordit të Asamblesë së Unionit...

Dr. Hfz. Hajredin Hoxha, zgjidhet anëtar i Bordit të Asamblesë së Unionit Ndërkombëtarë të Dijetarëve Islam

SHPËRNDAJE

Më 8 janar 2024, në selinë e Këshillin të Përgjithshëm të Unionit të Dijetarëve Myslimanë, në Doha- Katar, në kuadër të procesit zgjedhor, në mesin e 31 anëtarëve, me 156 vota, arriti të fitojë edhe intelektuali i njohur shqiptar Hfz. Hajredin Hoxha nga Prizreni.

Për këtë sukses të madh dhe për këtë ngjarje shumë të rëndësishme për këtë fillimit, Portali Informativ Jetapress, ka arritur të shkëpus një deklaratë të bërë publike nga i porsazgjedhurit Dr. Hfz. Hajredin Hoxha, anëtar i Bordit të Asamblesë së Unionit Ndërkombëtarë të Dijetarëve Islam.

“Pas një analize, konsultimi dhe studimi të thellë, dhe për herë të parë në karrierën time shkencore, me iniciativën dhe rekomandimin e shokëve tanë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Turqia, Katari, Libani, Egjipti, Algjeria, Maroku, Tunisi, dhe shumë vendet tjera në Botë që ishin anëtarë në Asamblenë e Unionin Ndërkombëtar Mysliman, mora vendimin për të garuar në zgjedhjet e Kuvendit të Këshillit të Lartë / Bordit të Asamblesë së Unionit Ndërkombëtarë të Dijetarëve Islamë dhe si rezultat arrita të fitoj votëbesimin, në garën e konkurrencës, për t’u zgjedhur anëtar i këtij bordi”, u shpreh Dr. Hfz. Hajredin Hoxha.

Në vazhdim, anëtari i bordit të porsazgjedhur Dr. Hfz. Hajredin Hoxha, falënderon me kënaqësi shokët, kolegët, të dashurit efendilerë, kryeimamë, imamë, profesorë, doktorë për përkrahjen dhe konfidencën e tyre. Po ashtu, ai, nuk harron pa i falënderuar sinqerisht vëllezërit dhe motrat: doktorë, hoxhallarë, dijetarë, intelektualë nga anembanë bota.

Jetapress, gjithashtu, mëson se numri i atyre që ishin të kualifikuar për konkurrim në  Këshillin e Përgjithshëm të Unionit të Dijetarëve Myslimanë ishte 102, për 31 anëtarë të Këshillit/ Bordit të lartë.

Vlen të ceket se numri i votuesve të anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme, ishte gjithsej 568 përafërsisht. Pas numërimit të votave nga komisioni i lartë zgjedhor me gjyqtarë, avokatë dhe ekspertë të lartë legal të ligjit të Katarit dhe atij Ndërkombëtar, ishte Dr. Hfz. Hajredin Hoxha, i 25- ti me radhë me 156 vota./Jetapress/