Ballina Aktuale Reisu-l-Ulema H. Nexhmedin ef. Saqipi: Me përvjetorët e BIPMB-së, institucionit më të...

Reisu-l-Ulema H. Nexhmedin ef. Saqipi: Me përvjetorët e BIPMB-së, institucionit më të lartë fetar në Luginë të Preshevës

SHPËRNDAJE

Reisu-I- Ulema i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, Nexhmedin Saqipi, me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), ka shprehur urimet më të sinqerta për institucionin më të lartë fetar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të myslimanëve në shkallë vendi dhe rajoni.

“Sot, pikërisht, më 21 janar, mbushen 21 vjet, që kur është themeluar Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, ky institucion i vetëm i pavarur në rajonin e Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës, i cili vepron si subjekt juridik mbi baza të normave dhe parimeve Islame që nga viti 2003, thuhet në mesazhin urues të Reisit Nexhmedin ef. Saqipi.

Në vazhdim Reisi Saqipi, ka përmendur se në Serbi momentalisht veprojnë tri Bashkësi islame, mirëpo Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, gjatë këtyre 21 vitesh, ka zhvilluar një varg aktivesh të rëndësishme për jetën fetare në këtë rajon, duke u avancuar në shkallë të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, me zëvendës kryetarin dhe delegatët e Kuvendit të saj nga Lugina e Preshevës. Të gjitha aktivitete janë zhvilluar pa ndihmën financiare të institucioneve lokale dhe qendrore, në bazë të donacioneve të njerëzve vullnetmirë.

Në këtë drejtim shton, në telegramin e urimit rreth përvjetorit të BIPMB-së, janë zhvilluar disa takime të rëndësishme të nivelit të lartë si brenda vendit, ashtu edhe ne rajon, duke përcjell mesazhin e paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë, pa dallime të përkatësisë kombëtare dhe fetare. Po ashtu, në kuadër të aktiviteteve të larmishme është arritur që të organizohet mësimi i lëndës fetare, të angazhohen një numër i madh punëtorësh arsimor, si dhe të rregullohet stazhi i imamëve, i cili deri dje nuk ka qenë i rregulluar me ligj. Përpos këtyre aktiviteteve, duhet përmendur edhe tërheqjen nga posti i kryetarit të BIPMB-së, Nexhmedin Saqipi, duke krijuar një klimë uniteti mes klerikëve fetarë të ndarë nëpër disa organizime fetare, njofton Portali Jetapress.