Ballina Aktuale Mesazh urimi me rastin e Fitër Bajramit

Mesazh urimi me rastin e Fitër Bajramit

SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi kryesor i Rijasetit të Bashkësisë të Serbisë, Reisu-l-Ulema Haxhi Nexhemdin ef. Saqipi, ua uron të gjithë qytetarëve të besimit islam, në Serbi dhe më gjërë Festën e Fitër Bajramit.

Mesazhi i Reisu-l-Ulema Haxhi Nexhemdin ef. Saqipi del nga dëshira, që festa e Fitër Bajramit, t’i gjejë ata të bashkuar, në gëzimet familjare dhe në lutjet drejtuar Zotit, për pranimin e agjërimit.

” Motra dhe vëllezër myslimanë, përmes agjërimit, gjatë këtij muaji të madhërishëm të Ramazanit, krijuam një atmosferë të ngrohtë miqësor midis njerëzve qoftë nga rrethi familjar, qoftë nga ai shoqëror, duke dhënë shembullin e mirë të solidaritetit, tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Gjatë kësaj feste kaq të dashur për myslimanët, nuk mjaftojnë vetëm telegramet e urimeve me rastin e këtyre ditëve të bekuara të Ramazanit, për solidarësi, tolerancë dhe mirëkuptim midis njerëzve, por edhe vepra konkrete në këtë drejtim, gjithmonë të gatshëm për ta luftuar të keqen, inatin, përçarjen, hasmërinë e dukuri të tjera të dëmshme për shoqërinë tonë.

Duke shpresuar, që kjo festë t’ju gjejë të lumtur, urojmë që në familjet Tuaja të mbretëroj paqa, begatia dhe shëndeti, thuhet në mesazhin e urimit të Reisu-l-Ulema Haxhi Nexhemdin ef. Saqipi, njofton Jetapress.